“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Personazhet prej tullash në filmin e animuar “The Lego Movie” kanë lënë pas një sërë emrash të njohur hollivudianë në prodhime të tjera kinematografike.
Filmi me regji të Phil Lord dhe Christopher Miller është renditur i pari këtë fundjavë për arkëtimet më të mëdha në SHBA, me 31.5 milionë dollarë, ndërkohë që në të gjithë botën ka arritur të mbledhë 275.7 milionë dollarë.
Edhe pse në salla prej tre javësh në Amerikën e Veriut, “The Lego Movie” la pas këtë fundjavë dy filma premeirë: “3 Days to Kill” me Kevin Costner dhe prodhimin me buxhet të lartë “Pompei”.
Mediat britanike kanë bërë të ditur se në javën e parë të shfaqjes së tij në Angli, “The Lego Movie” la pas filmin në garë për Oscar, “The Wolf of Wall Street”, të interpretuar nga Leonardo di Caprio.
“The Lego Movie”, që po shfaqet edhe në kinematë Imperial, në qendër të tij ka një djalë të zakonshëm, Emmet, zëri i të cilit është aktori Chris Pratt.
Ai cilësohet gabimisht si mjeshtër i ndërtimit dhe do t’i duhet të luftojë së bashku me miqtë e tij tiranin e keq, për të shpëtuar universin Lego.
Të tjerë aktorë që u japin zë personazheve të animuar janë: Elizabeth Banks, Morgan Freeman, Channing Tatum.
Top Channel