Aksioni opozitar dhe synimi për të krijuar qeveri teknike, PD mbledh nesër Kryesinë Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se ka shkarkuar nga puna pa
asnjë motivacion 116 nëpunës të doganave shqiptare duke i zëvendësuar
ata me militantë partiakë.
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar atë që e ka cilësuar si ndëshkimin kolektiv në Dogana sipas një norme të caktuar nga partia në pushtet dhe pa asnjë shpjegim të argumentuar.
“Drejtuesit e degëve janë porositur të sjellin për shkarkim, 5 deri në 10 vetë, sipas normës që ka caktuar partia.Vendet bosh që janë krijuar, janë në dispozicion të kunatave, kunetërve, dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste. Qeveria po e kthen doganën shqiptare në një degë të Partisë Socialiste, dhe të oborrit familjar të qeveritarëve.Partia Demokratike ngre shqetësimin që kjo nuk është rruga e duhur për të marrë statusin e vendit kandidat. Kjo nuk është rruga e duhur sepse po politizohet një institucion i cili deri dje ka arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe ka ndikuar në rritjen e të ardhurave të qeverisë shqiptare”, tha Tabaku.
Top Channel