Brad Pitt, pagë e ulët për filmin që e bëri të famshëm

24/02/2014 00:00

Ka në pronësi disa mansione dhe një pasuri që llogaritet rreth 150 milionë dollarë, por Brad Pitt e ka nisur me shumë pak karrierën e tij kinematografike. Aktori i famshëm ka fituar vetëm 6 mijë dollarë për rolin e tij të parë të rëndësishëm në filmin “Telma dhe Luiza” të vitit 1991.

Pitt luan rolin e J.D në filmin me regji të Ridley Scott, ku protagonistet kryesore janë Geena Davis dhe Susan Sarandon. Ai merret në makinë nga dy vajzat të cilat po i arratisen policisë pasi Luiza (e interpretuar nga Susan Sarandon) ka vrarë një burrë që po mundohej të përdhunonte shoqen e saj.

J.D josh Telmën dhe përfiton për t’u larguar me të gjithë paratë e vajzave duke zbuluar se është një hajdut me përvojë.

Ky rol në dukje sipërfaqësor shërbeu si trampolinë për Brad Pitt për role të tjera që i dhanë famë dhe pasuri. Vetëm një vit më vonë ai interpretoi në filmin e Robert Redford ‘A River Runs Through It’. Në vitin 1993 u konsolidua si aktor me interpretimin përkrah Tom Cruise në filmin ‘Intervistë me vampirin’.

Pas shumë suksesesh me filma si ‘Seven’, ‘Troy’, ‘Moneyball’ dhe ‘Mr And Mrs Smith’, është e lehtë të kuptohet se pse sot Brad Pitt ka fitime prej 23 milionë dollarësh në vit.

Top Channel