Biznesi protestë për taksat

24/02/2014 00:00

Ndryshimi i taksave vendore për biznesin e vogël ka sjellë reagime të
ashpra në qytetin e Pogradecit ku dhjetëra tregtarë kanë protestuar para
Bashkisë se këtij qyteti.

Duke reaguar per rritjen e taksave vendore ata kane hyre ne ambientet e ketij institucioni te revoltuar ndersa eshte dashur edhe nderhyrja e forcave te policise per t’i nxjerre ata jashte. Pasi kane qendruar per disa minuta para bashkise, protestuesit kane sqaruar se kete vit jane njoftuar se taksat vendore do t’i paguajne me nje vlere te 5-fishuar qe per ta eshte e paperballueshme.

Nga ana e saj Bashkia e Pogradecit ka sqaruar se nuk behet fjale per nje rritje taksash, por kjo vlere perkon me ate te vitit 2006 dhe se kjo proteste eshte nxitur politikisht.

Mes taksave te gjelberimit, pastrimit, nderteses e te tjerave biznesi i vogel paguan edhe takse per mirembajtjen e varreve çka sipas tyre eshte e pajustifikueshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta