Vret veten ylli i televizionit

23/02/2014 00:00

Në Australi nuk diskutohet gjë tjetër. Prezantuesja e njohur, një personalitet i televizionit vendas, Charlotte Dawson u gjet e vdekur në shtëpine e saj në Sydney; një vetvrasje sië u tha nga policia, arsyet e së ciles ndoshta duhen kërkuar tek interneti.

Ish modelja 47-vjeçare nga Zelanda e Re ishte bere viktime e ngacmimeve kibernetike dhe vetem pak ore perpara se te nderronte jete, ishte bombarduar me mesazhe ofenduesen ne rrjetin social “Twitter”.

Në shenimin e lene perpara se te shoqeronte nje sasi qetesuesish me alkool, ajo i shkruante persekutuesve te vet: “Ju fituat”.

Kryeministri neozelandez, John Key u shpreh “thellesisht i tronditur e i trishtuar nga lajmi i vdekjes se 47 vjeçares, e cila prezantonte reality shoën “The Contender Australia”, e kishte qene ne jurine e “Australia’s Next Top Model”.

Relativisht i ri, por nje fenomen tashme ne rritje, krimi kibernetik po vendoset gjithmone e me shume ne vemendjen e  autoriteteve ne mbare boten.

Qeverite dhe agjensite e zbatimit te ligjit kane krijuar njesi te posaçme per zbulimin e autoreve te sulmeve ne internet, denimet e te cileve kane nisur te ashpersohen.

Në Shtetet e Bashkuara, byroja federale e hetimit ka ngritur nje Departament, i cili ndihmoi ne krijimin e qendres se ankesave per krimin kibernetik.

Kjo e fundit i vjen ne ndihme publikut permes nje sistemi shume te lehte raportimi te abuzimeve qe sinjalizon menjehere autoritetet mbi shkeljet e mundshme dhe i jep udhe pa vonese nisjes se hetimeve. 

Top Channel