Aksioni opozitar dhe synimi për të krijuar qeveri teknike, PD mbledh nesër Kryesinë Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se qëllimisht ka bllokuar botimin në fletoren zyrtare të vendimit të Gjykates Kushtetuese, e cila shfuqizoi aktin normativ të qeverisë për nëpunësin civil.
Partia Demokratike denoncon përpara opinionit publik mbajtjen peng dhe bllokimin nga qeveria të vendimit të Gjykatës Kushtuese, datë 5 Shkurt, që konsideroi antikushtetues aktin normativ për nëpunësin civil. Sot, kanë kaluar tetë ditë nga skadimi i afatit në 15 Shkurt dhe vendimi vazhdon të mbahet peng me urdhër të kryeministrit”, denoncoi deputeti Oerd Bylykbashi.
“Qëllimi i vetëm është që ky vendim të mos marrë fuqi deri sa mazhoranca të votojë për anullimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe këtë ta bëjë me ligj. Kjo është një pengmarrje mafioze e shtetit, ligjit dhe gjykatës nga kryeministri Rama. Ky akt është përdhosja më e rëndë ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqësorit në përgjithësi. Kjo pengmarrje e vendimit të gjykatës përbën vepër penale dhe dënohet nga Kodi Penal. Përgjegjësi direkte për këtë mban drejtoresha e Qendrës së Botimeve Zyrtare dhe ministri i Drejtësisë që e ka atë në varësi. Partia Demokratike siguron personat përgjegjës direkt, por edhe urdhëruesit e tyre, që ne do të kërkojmë deri në fund drejtësi për këtë skandal të paprecedent”, shtoi deputeti i demokratëve.
Top Channel