Gjithnjë e më shumë bashkë

21/02/2014 00:00

Brenda pak ditëve janë shndërruar në çiftin më të nxehtë duke tërhequr vëmendjen kudo që shkelin.

Michelle Rodriguez dhe Cara Delevingne vazhdojnë të qëndrojnë krah njëra-tjetrës, të pandara. Së fundmi, aktorja 35-vjeçare dhe modelja 21-vjeçare janë fotografuar në aeroportin e Londrës duke lënë kryeqytetin anglez në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ylli i “Fast and Furious” në deklaratat e mëparshme nuk ka fshehur tërheqjen e saj ndaj seksit të njëjtë, po ashtu edhe modelja 21-vjeçare e njohur për shoqërimin e saj me Rita Ora-n, por dhe me Rihanna-n.

 

Top Channel