
Raporti i “Intelligence Unit” i “The Economist” vëren se ekonomia shqiptare ndodhet në një gjendje të vështirë.
Që në fillim raporti vlerëson se qeveria e majtë trashëgoi një situatë të rënduar, me rritjen ekonomike që u ngadalësua ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit dhe tatëpjetën fiskale që nisi në vitin zgjedhor 2013 për shkak të shpenzimeve paralektorale dhe rënies së të ardhurave.
“Në fillim të janarit, shkruan raporti, INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ekonomia u tkurr me 2.3 për qind. Ky ishte rezultati më i keq që nga koha kur Shqipëria filloi ta maste rritjen ekonomike me frekuenca tremujore. Rezultatet negative të periudhës qershor shtatori, vijon “The Economist”, sinjalizonin me siguri se ecuria e ekonomisë për vitin 2013 do të ishte dukshëm më e keqe se sa rritja 1.6 për qind e vlerësuar në 2012-ën, që ishta sakaq shifra më e ulët që nga viti 1997.
Nga ana tjetër raporti vëren se financat publike të vendit u përkeqësuan me ritme të shpejta gjatë vitit të kaluar për shkak të shpenzimeve parazgjedhore, rënies të ardhurave gjatë periudhës tranzitive në tremujorin e tretë dhe ngadlaësimit të ekonomisë. Për këto arsye “Intelligence Unit”, e ka zbritur vlerësimin e saj për rritjen vjetore të 2013-ës nga 1.4 në 0.9 për qind.
Rritja anemike e vitit 2013-nënvizon raporti- reflekton recesion e tejzgjatur të eurozonës, vecanërsisht në greqi dhe itali si dy partnerët kryesor të vendit. Mëgjithatë-vijon më tej “The Economist”, kontraktimi në tremujorin e tretë duke i lidhur gjerësisht edhe me faktorë të brendshëm, veçanërisht pasiguritë dhe kaosin politik të shkaktuar nga rrotacioni i pushtetit, pasi qeveria e majtë fituese në zgjedhje e mori detyrën vetëm në mes të shtatorit.
Për vitin 2014 “The Economist” parashikon se rritja ekonomike do të përfshpejtohet në 2 për qind për shkak të përmirësimit të situatës në eurozonë, ecurisë së pritshme pozitive të eksporteve por edhe rritjes së besimit që pritet të sjellë marrëveshja e re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilën ekspertët e “The Economist” e cilësojën si të nevojshme për vendin. Raporti vëren se pavarësisht kësaj qeveria e majtë ka përpara sfida të vështira, që lidhen me luftën ndaj korrupsionit, konsolidimin fiskal, por edhe përmirësimin e klimës së biznesit, si faktor që frenojnë rritjen ekonomike të vendit.
Top Channel