Testamenti i Philip Seymour Hoffman

20/02/2014 00:00

Philip Seymour Hoffman ia ka lënë të gjithë pasurinë e tij partneres së
tij misterioze Mimi O’Donnell, raporton faqja e internetit TMZ.

Aktori e kishte shkruar testamentin që në vitin 2004 dhe ka lënë atje udhëzime të rrepta për djalin e tij Cooper. Sipas TMZ, testamenti kërkon që djali i tij 10-vjeçar të rritet në Manhatan, në mënyrë që të bashkëjetojë me kulturën, artin dhe arkitekturën që qyteti ofron.

Manhatan është zona ku familja jetonte në momentin e vdekjes tragjike të Hoffman, i cili vetë jetonte në një apartament në fshatin Grinuiç. Nëse kërkesa e tij nuk mund të plotësohet, atëherë Hoffman kërkon që djali të jetojë në Çikago ose në San Francisko.

Nëse dy qytetet nuk bëhen shtëpitë e tij, ai shpreson që Cooper do t’i vizitojë ato të paktën dy herë në vit. Mundësia për të jetuar në Hollivud, një lokalitet të cilin Hoffman e vizitonte shpesh, nuk përmendej në testament.

Hoffman dhe Cooper ishin shumë të lidhur dhe fituesi i çmimit Oscar është parë shpesh të ndjekë ndeshjet e basketbollit me të birin. “Kohën e lirë dua ta kaloj vetëm me fëmijët e mi. Nëse jam i lirë, pjesën më të madhe të kohës e kaloj duke menduar se çfarë të bëj me ta”, ka thënë njëherë aktori.

Top Channel