Shkurt nga “Soçi 2014”

20/02/2014 00:00

Amerikani Ted Ligety fitoi medaljen e arit në disiplinën slalom gjigand për meshkuj, duke triumfuar njëkohësisht edhe mbi 2 francezët Steve Missilier dhe Alexis Pinturault.

Këta zunë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë. Ndërkohë që mbeti jashtë podiumit austriaku Hirscher, i cili shihej si një nga pretendentët më të fortë të kësaj gare.

Sprint klasik, Norvegjia zë vendin e parë

Kombëtarja norvegjeze e femrave triumfoi në disiplinën sprint klasik, duke e çuar në 10 numrin e medaljeve të arit të fituara nga Norvegjia në Sochi 2014. Në vend të dytë u renditën sportistet finlandeze dhe në të tretin ato suedeze.

Hokej, përcaktohen gjysmëfinalistët

Suedia, Kanadaja, Finlanda dhe SHBA janë gjysmëfinalistët e hokejit për meshkuj. Suedezët shkatërruan 5-0 Sllovakinë, Finlanda mundi 3-1 vendasit e Rusisë, Kanadaja fitoi 2-1 ndaj Letonisë, ndërsa amerikanët mposhtën 5-2 Çekinë.

Top Channel