Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Arjen Robben, rrezikon të pezullohet për ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij në Champions League, pasi në fitoren 2-0 në fushën e Arsenalit duket se realizoi një gjest antisportiv që i shpëtoi gjyqtarëve.
Imazhet filmike tregojnë se pas një dueli, në minutën e 16 të pjesës së parë, holandezi pështyu pas shpine futbollistin Sagna, i cili ndodhej i shtrirë në tokë.
Në mënyrë të pabesueshme, askush nuk arriti të shikonte këtë gjest, madje as vetë Sagna dhe loja vazhdoi normalisht.
Megjithatë, për Arsenalin e mbetur në fundin e pjesës së parë me dhjetë futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Sczescny, ky veprim e shton edhe më shumë zhgënjimin e humbjes.
Gjesti i Robbenit erdhi ndërsa Arsenali po dominonte takimin, pak minuta pas penalltisë së humbur nga Ozil dhe nëse Bajerni do të kishte mbetur me dhjetë futbollistë, të gjithë mund të ishim dëshmitarë të një ndeshje krejt tjetër.
Top Channel