“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Këngëtarja Rita Ora dhe i dashuri i saj Calvin Harris u panë të dy të
tensionuar në ceremoninë e çmimeve Brit Awards, natën e së mërkurës.
Por pas ceremonisë, në festën që pasoi 23-vjeçarja dhe partneri 7 vjet më i madh u shfaqën më të çlirët se kurrë. Çifti u duk tejet i relaksuar dhe dy artistët nuk e patën problem të përqafoheshin teksa pozonin për fotografët.
Më herët gjatë natës, Calvin postoi një foto të tijën dhe Ritës që mbërrinin në eveniment, të shoqëruar me diçiturën “Brit Awards-ing with the missus”. Ndërsa Rita thjesht postoi një foto të saj vetëm, duke falenderuar fansat e saj personal që ishin mbledhur për ta parë.

Më pas me çiftin u bashkuan edhe këngëtarja Jessie J, si dhe çifti Rosie Huntington dhe Jason Statham, aktor i njohur i filmave aksion.

Top Channel