Prishtinë, pranga dy ish-zyrtarëve të Komunës
20/02/2014 00:00
Dy ish-zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë përfunduar të enjten në
prangat e Policisë së Kosovës. Sipas burimeve jozyrtare, të arrestuarit
dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dy të dyshuarit kanë punuar në Zyrën e gjendjes civile të Komunës së Prishtinës dhe njëri prej tyre kishte dalë në pension rreth 3 javë më parë.
Sipas burimeve, ata dyshohen se ishin në bashkëpunim me rrjetin e falsifikimit të vizave për të cilin u arrestua edhe Ukë Rugova. Ky i fundit u paraqit në gjykatë më herët gjatë muajit bashkë me 9 bashkëpunëtorë, ku iu cuaktua paraburgimi për 30 ditë.
Top Channel