Shpenzimet rekord të turistëve në Greqi gjatë vitit 2013 ndihmuan Postën Helene që të regjistronte fitimet e saj të para që prej vitit të largët 1948.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Greqisë treguan se diferenca midis parave të arkëtuara dhe atyre të shpenzuara ishte prej 1,24 miliardë eurosh plus.

FItime të tilla u mundësuan kryesisht falë një rritje me 15% nga të ardhurat prej turizmit, sektori kryesor ekonomik i fqinjëve tanë jugorë.

Të ardhurat e Postës Greke janë ekuivalente me 0,7% të PBB-së së përgjithshëm të vendit në vitin e lënë pas.

Arritjet e postës janë edhe më domethënëse duke mbajtur parasysh se autoritetet paguan 4,6 miliardë euro, për të mbuluar humbjet e këtij institucioni në vitin 2012.

Ndonëse ekonomia greke përjetoi vitin e gjashtë radhazi të recesionit që ka reduktuar me 25% PBB-në në gjashtë vitet e fundit, këto të dhëna pozitive shtojnë besimin se në 2014-n do të regjistrohet më në fund një rritje e lehtë ekonomike.

Aktualisht, Greqia ka nivelin më të lartë të papunësisë midis vendeve të Bashkimit Europian, me 28% të forcës aktive të papunë në muajin Nëntor.

Për grupmoshën 18-25 vjeç, papunësia arrin në 62%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA