Lara Stone dhe Cindy Crawford zhvishen për revistën ‘W’

20/02/2014 00:00

Lara Stone dhe Cindy Crawford janë zhveshur për një set fotografik bardhë e zi ku nuk i lihet aspak vend imagjinatës.

Modelet e famshme kanë pozuar për revistën ‘W’.

30-vjeçarja Stone ka qenë ajo që ka guxuar më shumë pasi ka treguar gjoksin në një foto ballore. Modelja hollandeze ka pozuar e ulur në shtrat (vetëm me mbathje dhe taka) dhe me duart e mbështetura në gjunjë.

Nga ana tjetër, 48-vjeçarja Crawford zgjodhi të mbulonte gjoksin me çarçaf dhe të zbulonte të pasmet në një pozë ku shihet e shtrirë në shtrat krejtësisht nudo.

Top Channel