Të çmendur pas “Big Brother”

19/02/2014 00:00

Në prag të fillimit të edicionit të shtatë të “Big Brother”, në ekranin e “Top-Channel” mbërritën disa prej fansave dhe ndjekëseve më të zjarrta të këtij programi ndër vite.

Aida dhe Anita

Anita eshte nje nga 4 vajzat e familjes Nikaj nga shqiptaret e Malit te Zi. Ata e shohin familjarisht “Big Brother”.

Kane patur nje simpati te madhe per Aiden e “BB2”, e kane vleresuar per karakterin e saj. Ne familje te gjithe mbeshtesnin Aiden pervec halles e cila ishte fanse e Adelajdes.

Shpesh ka patur perballje mes tyre, edhe me humor shpesh here. Babai, Xhemi kur donte te nervozonte vajzat e hiqte nga “BB”. Ato jashte kishin ritmin e Aides brenda, kur ajo zgjohej mundoheshin t’i kishin mbyllur punet qe te uleshin para ekranit dhe flinin atehere kur flinte Aida.

Ne fillim komunikuan nepermjet “Facebook”-ut… Pastaj njera nga motrat erdhi ne Tirane enkas per ta takuar. Nuk munden te shiheshin pasi Aida nuk ishte ne tirane …U takuan pak kohë më vonë dhe prej atëhere kane një marrëdhenie shume të afërt familjare, per to eshte me shume se nje shoqeri, eshte sikur te njiheshin prej kohesh.

Ne 10 Shkurt 2010 jane takuar, kane 4 vjetorin pasi e festojne. Aida, sot jeton me Aniten, kane jetuar bashke edhe ne Kosove, e tani ndajnë të njëjtën banesë në Tiranë.

Zonja Bukurie

Eshte nje zonje nga qyteti i Durresit. Fanse e “Big Brother”, e ka ndjekur çdo edicion dhe ka krijuar preferencat e veta.

I ka takuar edhe te preferuarit e edicioneve te meparshme por ka nje lidhje shume te vecante me Viganin, Edberin, Elenen dhe Anaidin.

Jeton mes Italise e Shqiperise. Ka dy djem, eshte 4 here gjyshe. Por, konkurrentët e “Big Brother”, tani jane si familja e saj i nxjerrin mallin e djemve niperve e mbesave. i therrasin Nana, kane marrëdhenie të shkëlqyer familjare, e shkon neper festa, gezimet e tyre.

Takimi i pare me Elenen ishte per ditelindjen e saj, i shkoi tek shkolla dhe kerkoi ta takonte. Sapo e pa qau. Ajo qante sa here qe Elena qante ne “Big Brother”. Tani bisedojne vazhdimisht dhe nëna e këshillon për zgjedhjet e jetës së saj.

Top Channel