
Mbetjet spitalore që prodhohen nga spitalet apo klinika private deri më
tani janë derdhur nëpër lumenj apo në landfille të mbetjeve urbane.
Nga aksioni i Ministrisë së Mjedisit kanë rezultuar 9 subjekte të kontraktuar për përpunimin e tyre, nga të cilat 7 të palicensuara, por dhe një nga subjektet e licensuar nuk plotesonte kriteret e duhura per perpunimin e mbetjeve spitalore, i cili pa asnjë kosto i grumbullonte ato duke i hedhur neper periferi apo brigje lumenjsh.
Ministria e Mjedisit pasi e ka ndeshkuar dy here me gjobe, tashme i ka revokuar licensen.
“Nga këto 9 subjekte, dy kanë qenë të licensuara nga Ministria e Mjedisit dhe gjatë verifikimit është konstatuar se jo të dyja kanë qenë të sakta, apo plotësojnë të gjitha kriteret dhe kushtet për t’i trajtuar këto mbetje. Jo më shumë se katër ditë më parë, na ka ardhur edhe përgjigjja edhe nga Qendra Kombëtare e Licensimit, që është revokuar me urdhër të ministrit Koka. Këto mbetje spitalore që merrnin në subjekte të ndryshme që edhe kishin kontrata, nuk i trajtonin, por i depozitonin në bashkim me mbetjet urbane. Ndërsa për subjektet e tjera që ishin 7 të tilla, që nuk ishin të licensuara nga Ministria e Mjedisit është marrë masa e mbylljes së aktivitetit”, thotë Ergys Agasi, nga Inspektoriati Mjedisot në Ministrinë e Mjedisit.
Agasi spiegon se nga aksioni i nisur do te mesohet cila eshte sasia e mbetjeve spitalore qe prodhohet ne vend nga subjektet publike dhe ato private.Në baze të sasisë që prodhojnë do të kontrollohet dhe sasia që ata dërgojnë për përpunim në subjektin që përmbush kriteret për të realizuar këtë proces.
“Mbas verifikimit që do të bëhet për sasinë, do të verifikohet mënyra e trajtimit, se ku i trajtojnë këto mbetje. Për spitalet, të cilat janë pajisur me autokllavë, do të verifikohet që e gjithë sasia që gjenerohet trajtohet apo hidhet siç kanë bërë deri më tani. Në rrethe kemi probleme me spitalet publike, të cilët, jo të gjithë janë pajisur me autokllavë dhe nuk kemi një mënyrë të trajtimit të këtyre mbetjeve, por që shumë shpejt do të vihen në kontroll edhe me një marrëveshje që mund të kemi me Ministrinë e Shëndetësisë për të çelur një fond për rregullimin e situatës”, thotë Agasi.
Sipas Agasit, brenda 30 diteve do të dalin dhe rezulatet paraprake te ketij aksioni te nisur per disiplinimin e mbetjeve spitalore, që prodhohen ne vend, per te cilat deri me tani eshte abuzuar per perfitime personale në kurriz të shëndetit të qyetareve.
Top Channel