Lady Gaga sfidon të ftohtin

19/02/2014 00:00

Jemi njohur tashmë me daljet e saj ekstravagante në publik, por këtë herë, edhe pse temperaturat shënojnë nën zero gradë, Lady Gaga e teproi.

Këngëtarja amerikane u fotografua në rrugët e Nju Jorkut duke sfiduar temperaturat. Madje gjeti kohën që të nënshkruante edhe autografë për fansat e saj në hyrje të një studio muzikore, ku Gaga po punon për albumin e saj të ri.

Një ditë më parë ajo shkruajti në Twitter: “Të jesh ndryshe është talent. Ndriçohuni me atë që ju bën të veçantë në detin e ngjashmërive që ju rrethon”.

 

Top Channel