Kate Upton, “astronautja” me bikini të arta…
19/02/2014 00:00
Fansat do të mendonin se ajo ka shkuar në hapësirë, pasi kjo është përshtypja e lënë nga pozimet në kushtet e “zero-gravitetit”, për revistën “Sports Illustrated”.
E “veshur” me një palë bikini të vogla ngjyrë ari, modelja rrotullohet në të gjitha drejtimet, teksa fotografohet në një avion me zero-gravitet, në Aeroportin Rajonal të Hapësirës Bregdetare, në gjirin Canaveral të Floridës.
21-vjeçarja bjonde pozon sikur ndodhet në hapësirë, kushte perfekte këto të cilat u lejojnë astronautëve të trajnohen për misionet e tyre.

Top Channel