“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim Eshtë fakt, “Big Brother Albania” ka numrin më të lartë të ndjekësve për një spektakel televiziv! Fansat rriten çdo ditë!
Edicioni i kaluar solli një ndryshim ne konceptim me sekretet qe fshihte secili nga banoret, e beri që shqiptaret ane e mbane botes te klikonin per t’u informuar me nje fluks klikimesh prej 20- 30 mije vizitash ne dite.
Perveç rekordit ne web-sitin zyrtar të programit, Igli Gjelishti, “webmasteri” i Top-Channel tregon se ne rrjetet sociale përfshirja e “Big Brother”-it në biseda eshte në të njëjtat nivele…
““Big-Brother” ka mbi 280 mijë ndjekës në faqen zyrtare në “Facebook”, me një fluks të lartë komentesh, prej 2-3 mijë në ditë, ndërsa ndërsa afron finalja arrin deri në 10 mijë”, deklaroi për programin e “Pasdites”, Gjelishti.
Edhe këtë vit, fansat do ta kenë të lehtë të shuajne kuriozitetin e tyre për protagonistet e “BB7”. Ata mund t’i pyesin të preferuarit e tyre menjëherë sapo ata të lënë shtëpinë:
“Është shndërruar në një traditë tashmë, ajo e vendosjes së të eliminuarve përballë publikut. Të eliminuarit e çdo jave, marrin pjesë në një chat-live, ku mund t’i përgjigjen në kohë reale pyetjeve të publikut”, shpjegoi “webmasteri” i “TCH”.
Nga shume faqe të hapura për “Big Brother” ne “Facebook”, ajo e verteta eshte e lehte te dallohet, mjafton te shohesh numrin e ndjekesve qe eshte shume me i larte se ne faqet e tjera.
“Është faqja ku çdo gjë postohet në kohë pothuajse reale dhe do të keni mundësi të informoheni në faqen zyrtare të “Big Brother” në çdo kohë, për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësinë të qëndrojnë 24 orë përpara televizorit, nëpërmjet kompiuterave, smartphone apo tabletave tuaja”, shtoi Gjelishti.
Fansat e “Big Brother” po numërojnë orët për të nisur rrugëtimin me konkurentët e rinj!
Top Channel