
Ish-Kryeministri Sali Berisha pret një pjesëmarrje të lartë të
qytetarëve në marshimin protestë nga sheshi “Skënderbej” deri te godina e
Kryeministrise, sepse, siç thote zoti Berisha edhe mashtrimi i kreut te
Qeverise, Edi Rama ne zgjedhje, rezultoi te ishte shume i madh.
“Çdo dite rritet me shpejtesi te madhe numri i te zhgenjyerve dhe i ftoj te gjithe te zhgenjyerit neser ne proteste. Ky eshte sjelle me shqiptaret si Kolombi me indianet, qe u çonte copeza pasqyrash per t’u marre floririn.Kemi te bejme me mashtrim elektoral. Nese ne nuk ngrihemi per te rivendosur dinjitetin tone Shqiperia kurre zgjedhje nuk do te kete me, zgjedhjet do te jene thjesht panair i mashtrimit. Zgjedhjet do t’i fitoje ai qe genjen me shume. Shqiptarët kurre nuk e meritojne kete”, tha Berisha.
Sipas ish-kryeministrit keto muaj kane faktuar se kjo eshte qeverisja me e keqe dhe me regresive qe ka patur ndonjehere vendi gjate ketyre 20 viteve. Sipas tij shkak eshte Kryeministri Edi Rama, qe me aktet e tij po ul besueshmerine e vendit, po ve ne rrezik heqjen e vizave dhe integrimit, po largon investitoret, po perkeqeson me shpejtesi ekonomine e shqiptareve.
“Une i them keto, sepse besoj se sa me heret te realizohet kjo nga qytetaret aq me e madhe eshte mundesia e kufizimit te demit te tij. Perndryshe energjia negative e nje te semuri psiqik bipolar ka kufi vetem qiellin”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Berisha pohoi se protesta e 20 shkurtit per rivendosjen e dinjitetit dhe kunder mashtrimeve te qeverise nuk do te jete e vetmja e ketij sezoni te ngarkuar politik.
“E nisi diten e pare ne Parlament me moton se ‘ky eshte vetem fillimi’ dhe une do t’i them ketu sot Edi Rames se neser eshte vetem fillimi. Ne nuk do te pranojme kurre te përkulemi. Ne u permbahemmi rregullave demokratike. Neser do te jete nje proteste paqesore, por neser eshte vetem fillimi, fillim i cili do ta shnderroje kete ne nje pranvere te demokracise”, tha Berisha.
Basha: Paralajmërim europian qeverisë
Kreu i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje pasditen e së mërkurës të rinjve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e marshit kundërshtues të së enjtes ndaj premtimeve të pamabjtura, siç e cilësoi ai protestën e 20 shkurtit.
“Të rinjtë kanë besim të palëkundur tek Partia Demokratike. 20 shkurti është një ditë historike për shqiptarët. Qeveria duhet të heqë dorë nga veprimet që nuk afrojnë vendin me Evropën. T’i japim një mesazh të fortë qeverisë për politikën e mashtrimit”, deklaroi Basha.
Në tryezën me të rinjtë, kreu i opozitës akuzoi qeverinë se po shkel vendimet e gjykatave dhe po sulmon institucionet. Ne, tha ai, do kërkojmë nesër respektimin dhe zbatimin e Kushtetutës.
“Ne do kërkojmë zbatimin e konsensusit si një vlerë evropiane. Nga kjo sjellje anti-evropiane humbëm statusin në dhjetor. Ju ftoj të gjithëve t’i japim fund paligjshmërisë së kësaj qeverie. Ne duam ta shohim vendin sa më parë pranë Evropës”, u shpreh Basha.
Të njëjtën thirrje zoti Basha e bëri më herët gjatë ditës edhe në qytetin e Korçës. “Revanshi kundër ligjit është produkt i qeverisë Rama-Meta. Askush s’mund ta zhbëjë perspektivën tonë, bashkimi ynë kërkon përkushtim. Politikat e qeverisë po vështirësojnë punësimin e të rinjve”, tha Basha.
Plan për sigurinë gjatë protestës
Policia ka marre masa per protesten e opozites qe do te zhvillohet ne bulevardin ‘Dëshmoret e Kombit” te enjten, ne daten 20 shkurt, ne Tiranë.
Serish policia ka zgjedhur te kete kordon me police femra, ashtu siç e perzgjodhi ne protesten e kaluar te opozites ne sheshin perpara Kryeministrise. Por pavaresisht se protesta do te jete ne kryeqytet, policia do te kete ne gatshmeri ne çdo komisariat te vendit forcat e rendit dhe te sigurise.
Burime te brenda Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit qe eshte marre me keto masa, thuhet se, jane marre masa per nderhyrje ndaj individeve te veçante, nese do te evidentohet ndonje veprim i dhunshem. Kjo lloj nderhyrje do te jet selektive vetem nese do te kete ndonje veprim te dhunshem.
Nderkohe qe ne nje njoftim per shtyp Drejtoria e Policise se qarkut Tiranë sqaroi se nga ora 11.00 e se enjtes do te bllokohen te gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë.
Top Channel