
Milan–Atletiko e Madridit dhe Arsenal-Bajern Mynih janë dy sfidat e radhës të fazës play off të Ligës së Kampioneve.
Bajerni i Pep Guardiola-s udhëton në Londër si favorit, pavarësisht mungesës së Ribery, por edhe të Xherdan Shaqirit. Por ndërsa për Shaqirin bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë, francezi mund të humbasë edhe ndeshjen e kthimit në Alianz Arena ndaj “Topçinjëve”.
Në San Siro, Milani i Seedorf pret Atletikon e Simeone-s. Spanjollët shihen si favoritë, por ndryshe nga Seria A, në Europë kuqezinjtë kanë treguar se janë tjetër skuadër. A do ta bëjnë edhe sonte? Kjo mbetet për t’u parë.
Mbrëmjen e së martës u luajtën dy takimet e para, ku Barcelona fitoi 0-2 ndaj Manchester City në Angli dhe PSG shkatërroi po në transfertë me rezultatin 0-4 Leverkusenin.
Ndeshjet luhen në orën 20:45 dhe transmetohen drejpërdrejtë në platformën SuperSport të Digitalb.
Top Channel