
Pas disa disktutimesh mbi propozimin e amendamentit të deputetit Peza për nenin 97 të ligjit të mediave audiovizive, deputetët e Komisionit të Medias dhe Arsimit kanë rënë dakord që t’i kërkohet zyrtarisht ekspertve të Këshillit të Europës kërkesa për ekspertizë.
“Këtij vendimi të zotit Peza, t’i bashkangjitet pika numër dy të propozuar nga opozita dhe unë besoj se kemi një propozim që shpreh qartësisht atë që ne duam bashkëkarisht, që ky amentim i bërë të jetë ose t’i nënshtrohet asaj që ka ndodhur gjithmonë në historinë e komisionit, asistencës së ekspertëve të Këshillit të Europës, OSBE-së dhe delegacionit europian”, tha deputeti Musa Ulqini.
“Në kuadër të propozimit për amendimin e ligjit numër 97, 2013, për ligjin e mediave audiovizive të Republikës së Shqipërisë dhe në vijim të bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Europian, Komisionit Europian dhe OSBE-së, të cilët kanë mbështetur me asistencë teknike procesin e hartimit të këtij ligji, të kërkojmë sërish eksperitzën e ekspertëve të këtyre institucioneve, me qëllim që ndryshimet e propozuara të jenë në përputhje me “Acquis Communitaire” dhe standartet e OSBE-së e Këshillit të Europës”, tha zoti Pollo.
Por, para se të arrihej në këtë konsensus, deputet e opozitës kanë nxjerrë në tavolinë një propozim të deputetit Luçiano Boçi të mbështetur mbi amendamentin e zotit Peza.
“Ligji është i asistuar dhe ne kemi përmendur thjesht faktin që ky ligj është asistuar, pasi edhe ne kemi një argument për asistencë atyre, jo thjesht e duam ne dhe të këmbëngulim. Dhe është një arsyetim shumë i thjeshtë. Ligji është asistuar nga tre institucione dhe unë thjesht kam paraqitur këtë lloj asistimi në formë e ndoshta falenderimi që është këtu, ndaj kërkojmë edhe një asistencë tjetër në këtë proces amendimi”, propozoi zoti Boçi.
Këto ndryshime nuk janë pranuar nga mazhoranca, çka ka bërë që kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, i këshilluar edhe nga deputetit Musa Ulqini të gjejnë një formulim ligjor të përshtatshem për të dy palët.
Pas arritjes së këtij konsensusi, komisioni ka vijuar diskutimet me dyert e mbyllura per gjetjen e formules mbi bazën e së cilës do të zgjidhen 10 kandidatët e këshillit drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Top Channel