Travolta: Vdekja e tim biri më hoqi dëshirën për të jetuar

18/02/2014 16:35

John Travolta u rikthye në eksperiencën më të vështirë të jetës së tij, atë të vdekjes së djalit të tij 16-vjeçar në vitin 2009.

Jett Travolta ndërroi jetë pesë vjet më parë në Bahamas, kur gjatë një krize të shkaktuar autimizmi me të cilin kishte lindur, humbi ndienjat dhe përplasi kokën në mënyrë fatale me cepin e vaskës.

Në një intervistë me rastin e 60-vjetorit të tij, Travolta tha për “BBC”: “Vdekja e Jett është gjëja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time. E vërteta është që në ato momente nuk e dija nëse do t’ia dilja dot mbanë. Jeta nuk më interesonte më, ndaj u desh shumë kohë që gjërat të përmirësoheshin”.

Një prej arsyeve që e bënë Travoltën të gjentë forcë për të ecur përpara janë edhe dy fëmijët e tij të tjerë, 13-vjeçarja Ella Bleu dhe 3-vjeçari Benjamin, që sipas fjalëve të aktorit u shndërruan në forcën e tij të vërtetë.

Gjithashtu, Travolta falenderoi bashkëbesimtarët e tjerë të kishës së “Shkencologjisë” (Scientology, një prej kulteve më të reja fetare të përhapura në SHBA), për mbështetjen që i dhanë në atë moment të errët të jetës.

“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Shkencologjisë për mbështetjen që më dha për dy vite të plota, nga e Hëna në të Dielë”, shtroi Travolta gjatë intervistës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA