Taylor Swift me look të ri

18/02/2014 00:00

Ajo ka prerë flokët e saj të gjatë në një model më shik. Dhe duket se ky
ndryshim e ka frymëzuar këngëtaren Taylor Swift. Ajo u shfaq me modelin
e ri teksa mbërriti në studion e vallëzimit të hënën në Los Anxheles.

24-vjeçarja dukej elegante e veshur në të zeza, që nga këmisha, pantallonat e shkurtra dhe këpucët e sheshta. Taylor e prezantoi modelin e ri edhe me një foto të postuar në instagram, teksa bëhej gati për një shfaqje.

Lidhur me këtë foto ajo ka thënë se nuk e ka problem t’i postojë ato përsa kohë është e veshur. “E kam më të thjeshtë t’i mbaj rrobat veshur sepse nuk e shoh veten të jem pa to”, ka thënë bjondja, e cila thekson se rreziku vjen nga diçka tjetër.

“Për mua “e rrezikshme” është të zbuloj atë që ka ndodhur me të vërtetë në jetën time përmes muzikës. Rreziku qëndron në faktin se duke shkruar këngë bazuar në jetën tënde të vërtetë u tregon të tjerëve se çfarë personi je. Kjo është të zhvishesh, ndoshta më shumë sesa të heqësh këmishën”, ka thënë këngëtarja e gjinisë ‘country’, fituese e shumë çmimeve.

Top Channel