“Shkodra, e para në protestë”

18/02/2014 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha u bëri thirrje qytetarëve të te Shkodres qe te bashkohen në protestën e ditës së enjte për ti vënë kufinj arbitraritetit sic u shpreh ai, të qeverisjes Rama-Meta.

“Puna e Rilindjes ishte loja, dhe kjo lojë s’ka të bëjë fare me hallet dhe problemet e shqiptarëve. Shkodra, jo vetëm nuk do të mungojë në vërshimin e madh të rinisë shqiptare drejt Partisë Demokratike, por më lejoni ta them me bindje dhe me zë të lartë: Shkodra nuk mund të mos jetë e para, e ka për detyrë ndaj të parëve, brezave dhe të ardhmes, që të jetë e para. Ne kundërshtuam me forcën e argumenteve aktin normativ për ‘Nëpunësin Civil’. E vazhduam betejën në Gjykatën Kushtetuese dhe e fituam. Por, Rama-Meta, atë që nuk e morën dot me një akt antikushtetues, duan ta marrin tashmë me një ligj antikushtetues dhe antikonsensus, duke rrezikuar seriozisht marrjen e statusit edhe në Qershor. Si t’i ndalojmë, kur këta as për Parlament nuk pyesin, as për Kushtetutë apo për konsensus. Përgjigja është një dhe vetëm një: sheshi, marshimi, protesta”, tha Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike.

Basha tha se protesta do të jetë paqësore dhe dinjitoze për një Shqipëri moderne europiane.

“Të ngrihemi kundër së keqes”
Basha në Kurbin: Dyshja Rama-Meta po rrezikon të ardhmen

Një ditë më parë, kryetari i opozitës ishte në Kurbin, ku tha se ne 20 shkurt duhet te ngrihemi kunder se keqes.

“Është një zgjim i madh i rinisë shqiptare, që na kujton zgjimin e madh të 23 viteve më parë, por është edhe një reagim i pazakonshëm, ndaj kursit të pandalshëm të përkeqësimit dhe rrezikimit të së ardhmes nga dyshja Rama-Meta. Është e papërgjegjshme, është absurde t’i kërkosh opozitës të presë, të rrijë duarkryq, t’i japë kohë të keqes dhe të presë që e keqja të vazhdojë deri në fund. Është detyrë e qytetarëve, e njerëzve të lirë në demokraci, të ngrihen të thonë fjalën e tyre, të bashkojnë zërin e tyre të lirë, për të kërkuar ndalimin e së keqes dhe jo të presin që e keqja t’u marrë frymën”, tha Basha.

Basha takon ambasadorët

“Qeveria është në shkelje të Kushtetutës, ligjit dhe konsensusit”. Ky ka
qenë mesazhi i përçuar për ambasadorët e vendeve të Bashkimit Eurpian,
atij të OSBE-së dhe ambasadorit amerikan në takimin që kreu i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi mesditën e së martës.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave. Në njoftimin për shtyp nga Selia Blu thuhet se kreu i opozitës, Basha ka njohur ambasadorët me shqetësimin mbi vendimet e fundit të qeverisë.

“Është e papranueshme dhe e paprecedentë në historinë e shtetit nisma e qeverisë në dëm të administratës publike”, thuhet në njoftim.

Në takim është prekur edhe cështja e ndarjes së re territoriale, për të cilën Basha ka thënë se konsensusi për këtë temë është i domosdoshëm për të patur një proces të gjithëpranueshëm.

Top Channel