
Edhe pas deklaratave te deputeteve te mazhorances dhe opozites ne
komisionin e ligjeve, ku u tha se kryetarja e AMA-s eshte ne
paligjshmeri pasi i ka perfunduar mandati si anetare, kryetarja e ketij
institucioni ka reaguar duke thene se ajo eshte brenda mandatit te saj
ligjor.
Permes nje deklarate per shtyp zonja Endira Bushati ka theksuar se në ligjin e meparshem thuhet se Kryetar dhe zëvendëskryetar zgjidhej një nga anëtarët.
“Mandati i kryetarit dhe zëvendëskryetarit ishte i ndarë nga mandati i anëtarit. Kur anëtari i KKRT-së zgjidhej kryetar apo zëvendëskryetar, personi i zgjedhur, gëzon mandatin si kryetar apo zëvendëskryetar. Për çdo mandat, në çdo rast lirimi zgjidhet një zëvendësues, për një kohë të barabartë me kohën që i kishte mbetur pararendësit që u lirua”, thotë Bushati në deklaratën e saj.
Zevendeskryetari i Komisionit te Medias dhe Arsimit, Alfred Peza tha se sipas ligjit te ri te AMA-s, zonja Bushati eshte ne paligjshmeri te plote, çka ka bere qe AMA te jete ne ngerç. Zoti Peza ka sqaruar se edhe deputetët e opozites e Komisionin e Ligjeve kane rene dakord ne kete pike.
“Deklarata është një bashkim mekanik referencash që kur i intereson ligjit të vjetër dhe kur nuk i intereson i referohet ligjit të ri për funksionimin e AMA-s. Zonja Bushati është në detyrë në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese për shkak se i ka përfunduar mandati i anëtares dhe për rrjedhojë edhe mandati i kryetares. Këtu nuk ka patur kundërshtim as nga vetë anëtaret e opozitës në Parlament, në përbërje të cilës ka shumë ish-ministra drejtësie dhe juristë shumë të njohur”, thotë Peza.
Por, ndersa ne deklarate zonja Bushati thekson se ajo eshte rizgjedhur si kryetare dhe mandati i saj vijon deri ne 21 korrik te vitit 2016, zoti Peza rikujton se ky qendrim eshte i paligjshem.
“Ne themi që ka mandat kryetari zonja Bushati, por nuk ka mandat anëtari dhe nuk mund të jesh në detyrën e kryetarit, pa qenë anëtar i institucionit. Nuk mund të drejtosh një institucion, nëse fillimisht nuk je anëtar i tij. Këtë gjë e ka zgjidhur me vendime të posacme Gjykata Kushtetuese, ka kazuse të njohura në këto 23 vjet, i referohem rastit të ish-kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Avni Shehu në vitin 1999, ku Gjykata Kushtetuese shprehet që askush nuk mund të jetë në krye të një institucioni pa qenë anëtar i tij”, thotë Peza.
Plotesimi i vendeve vakant te AMA-s do te perfundoje sapo amendamenti i zotit Peza te kaloje ne Parlament.
Top Channel