“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Krijuesja e Harry Potter, J K Rowling do të publikojë një tjetër novelë
të zhanrit krim këtë verë, që do të jetë e dyta nën pseudonimin Robert
Galbraith.
Sipas BBC, libri do të publikohet më 19 qershor me titullin “The Silkworm” (Krimbi i Mëndafshit), në qendër të të cilit do të jetë sërish detektivi Cormoran Strike, i prezantuar në librin e vitit 2013 “The Cuckoo’s Calling” (Klithma e Qyqes).
Pseudonimi i autores u zbulua vitin e kaluar pasi informacioni u nxorr nga një pjesëtar i ekipit të saj ligjor. Novela e re e sheh detektivin Strike në hetimin e vrasjes së një shkrimtari, dorëshkrimi i fundit i të cilit do të shkatërrojë shumë jetë nëse del në dritë.
Është njoftuar gjithashtu se Rowling do të diskutojë për karierën e saj si shkrimtare e gjinisë policore në festivalin e letërsisë që do të mbahet në North Jorkshajër.
Kur foli vitin e kaluar për romanin e parë me detektivin Strike, Rowling tha se Robert (alter egoja e saj) do të vazhdojë të shkruajë, por nuk do të shfaqet personalisht në publik.
Top Channel