Flash nga Sochi 2014

18/02/2014 00:00

Darya Domracheva mori medaljen e artë në ‘Biathlon’ 12.5km dhe bëhet sportistja e parë femër që fiton 3 gara në këtë disiplinë në të njejtën olimpiadë.
Argjendin e mori çekja Gabriela Soukalova ndërsa medaljen e bronzit Tiril Ekhoff.

Patinazh, fiton çifti Davis-White

Çifti amerikan Meryl Davis dhe Charlie White kanë marrë medaljen e artë në patinazhin artistik pasi arritën të mbledhin 195.52 pikë, duke thyer njëkohësisht dhe një rekord botëror.

Në vendin e dytë pas tyre u rendit çifti kanadez Tessa Virtue dhe Scott Moir, ndërsa medaljen e bronzit e morën vendasit Elena Ilinik dhe Nikita Katsalapov.

Hokej, të enjten finalja e femrave Amerikë-Kanada

Amerikë-Kanada do të jetë finalja e hokejit për femra. Kombëtarja amerikane mundi në gjysmëfinale 6-1 Suedine, ndërsa ajo kanadeze 3-1 Zvicrën. Finalja mes këtyre dy përfaqësueseve do të luhet ditën e enjte.

Hedhje e lirë, tjetër medalje për Bjellorusinë

Anton Kushnir në disiplinën ‘hedhje e lirë’ i ka dhënë medaljen e dytë të artë Bjellorusisë në Sochi 2014. 29-vjeçari ka mbledhur 134.50 pikë duke lënë pas vetes australianin David Morris, që mori argjendin dhe kinezin Zongyang Jia që mori medaljen e bronzit.  

Hedhje me ski, Gjermani merr medaljen e artë

Kombëtarja gjermane mori medaljen e artë në disiplinën ‘hedhje’ me ski falë hedhjes së fundit të 18-vjeçarit Welinger, i cili kaloi 131 metra.

Në përfundim gjermanët mblodhën 1041.1 pikë, duke lënë në vendin e dytë kombëtaren austriake dhe në të tretën përfaqësuesen japoneze.

Top Channel