
Pas referendumit për kufizimin e emigracionit, Zvicra ndaloi
marreveshjen e planifikuar me Zagrebin per t`i hapur kroateve tregun e
saj te punes.
Pakti ishte vulosur kete vere, pas anetaresimit te Kroacise ne Bashkimin Europian. Por sipas zyrtareve zvicerane, gjate nje komunikimi ne telefon me ministren e jashtme kroate Vesna Pusic, ministrja e Drejtësisë Simonetta Sommaruga e ka bere te qarte se ratifikimi i marrëveshjes dypalëshe në “formën e saj aktuale” nuk është më i mundur.
Per rishikimin e ujdise, eshte informuar edhe Brukseli. Zviceranët votuan të dielën qe shkoi në një referendum me 50.3 për qind pro kufizimit të emigracionit të qytetarëve nga vendet e Bashkimit Evropian.
Qeveria ka tani tre vjet kohë në dispozion për ta zbatuar vendimin, por ajo synon që më së shumti në fund të qershorit të paraqesë një plan për realizimin e këtij vendimi. nismetaret e referendumit, populistet e djathte te partise popullore zvicerane, e kerkojne me ngut zbatimin e tij.
Shkakun e ketij qendrimi e shpjegon vete kryetari i saj Toni Brunner, i cili ka shprehur shqetesimin nga nje “vale masive emigracioni” sepse BE-ja do të fillojë së shpejti me lirinë e plotë të lëvizjes së qytetarëve nga vendet lindore anëtare të bllokut.
Bashkimi Europian ka pezulluar sakaq bisedimet me Zvicren ne lidhje me pjesemarrjen e saj ne programet shkencore e ato arsimore te BE-se, si reagim ndaj votes se zviceraneve pro-kufizimit te emigracionit. Ne kete menyre, vendit i rrezikohen miliona euro qe mund te perfitonte prej fondeve te Bashkimit Europian. Nje zedhenes i Komisionit Europian deklaroi se programi kerkimor ‘Horizon 2020’ dhe ai i shkembimit akademik Erasmus, lidhen qe te dyja me lirine e levizjes, te cilen zviceranet duan te frenojne.
Top Channel