U rrit nga prindër, të cilët bëjnë pjesë në botën e muzikes dhe medias.

Në shkollën fillore studioi për piano, më pas studimet e saj u përqendruan tek gjermanishtja dhe juridiku.

Provoi dhe këngen, por asnjëra prej tyre nuk e plotësoi. Tashmë, prej një viti, Megi Zonja është pjesë e gazetarisë.

Është spikere dhe shpeshhere përgatit lajme nga bota dhe shoëbizi. Kontakti me kameran dhe publikun e josh se tepermi.

Lidhja me te emen, Aferdita Zonjen, kengetare e njohur e festivaleve te para ’90-es eshte e forte.

Eshte pikerisht ajo qe e ka orientuar ne zgjedhjet e bera ne jete, sidomos kur vjen fjala per kengen.

Vete Aferdita, mbart nje sere pjesemarrjesh dhe cmimesh te fituara ne festivalet kombetare.

Me njera-tjetren mund te kalojne dhjetera ore, pa u merzitur. Ato kane gjithmone gjera per te folur dhe per t’u keshilluar.

Alfred dhe Gjergj Kaçinari, babë e bir dhe kolegë

Daljet e tij e tij te para i nisi në “The Voice”, si këngëtar. Ishte ende në lice dhe nuk i kishte hyrë rrugës së kompozicionit. “The Voice” e beri te njohur dhe i beri femrat fanset më të zjarrta të tij.

Gjergji, i cili paralelisht me shkollen performon me kitare dhe organo edhe ne lokale ku luhet muzike live, prej disa vitesh ka nje studio te vogel te tij ku orkestron.

Pa dyshim, qe mesuesi i tij eshte i ati, kompozitori dhe orkestruesi i njohur Alfred Kaçinari, keshillat dhe sugjerimet e te cilit nuk mungojne kurre.

Por, tashme Gjergj Kaçinari, studenti i Akademise se Arteve e ka shume te qarte rrugen qe do te ndjeke ne jete, ate te babait.

Ai nuk eshte i vetmi ne familje qe ka vendosur te ece ne gjurmet e te atit.

Edhe vajza e kompozitorit, Ana, eshte pjese e botes se artit. Nese ka qene ndikimi i Alfredit apo deshira individuale e tyre per te qene qe te gjithe pjese e muzikes, kjo mbetet per t’u pare.   

Raporti “dinamik” Marjana-Suana Kondi

Jeta e saj ndahej mes familjes dhe roleve ne teater e kinematografi. Deri ne momentin kur solli ne jete Suanen. Kjo do te ndryshonte kryekeput jeten e Marjana Kondit, aktores se mirenjohur se ekranit.

Suana Anamali eshte vajza e vetme e çiftit Anamali-Kondi. Ajo nuk ka preferuar te ece ne gjurmet e se emes.

Edhe pse e vogel spikati per talentin ne pikture dhe mori pjese ne disa festivale rinore te kenges vendosi qe me kalimin e viteve te mos ishte pjese e artit.

E diplomuar per juridik, e bija e Marjana Kondit eshte shume larg profesionit te se emes.

Marredhenia e tyre eshte dinamike, siç pelqejne t’a percaktojne ato vete.

Me zenka pa karar, shpeshhere me ide dhe bindje te ndryshme. Kohen e lire preferojne t’a kalojne bashke, duke ecur apo shijuar nje kafe ne shoqerine e njera-tjetres dhe qenit Terri.

Marjana dhe Suana kane shume per te treguar mbi marredhenien e tyre. Mbase ky eshte i vetmi moment kur Marjana le menjane humorin dhe shnderrohet ne nje mama teper te perkushtuar, deri ne detaje… 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA