
Socialistet kanë vendosur axhenden e tyre politike në Kuvend për këtë
javë, të pandikuar nga marshimi protestë i opozitës që është lajmëruar
të zhvillohet diten e enjte.
Mbledhja e grupit të PS-së ka zgjatur rreth 30 minuta, ku është diskutuar për rendin e ditës në seancën e ardhshme parlamentare të së enjtes, ku pritet të diskutohet projektligji për financimin e partive politike.
Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, sipas burimeve brënda PS-së në emër të grupit, është deklaruar pro ndryshimit, i cili parashikon financimin për vetëm ato parti që marrim mbi 10 mijë vota.
Zoti Ruçi gjithashtu është ndalur edhe në zhvillimin e pritshëm të së enjtes, protestën tashmë të paralajmëruar prej demokratëve. Ai është shprehur se Parlamenti do të vijojë normalisht punimet pasi axhenda politike e opozitës nuk mund të ndikojë në axhendën e Parlamentit apo institucioneve të tjera të pavaruara në vend.
Kryeministri Rama e la selinë rozë nën shoqërinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erion Braçe, i cili ditët e fundit nëpërmjet komenteve të në Facebook apo media është shprehur për një radikalizimin të veprimeve të Qeverisë kundra monopoleve, apo siç ishte rasti i fundit, ku akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha per protesta te sforcuara dhe kerkoi hetimin e pasurive të tij dhe ish-ministrave te PD-së.
Top Channel