Opozita pret pjesëmarrje masive të rinisë në protestën antiqeveritare të
20 shkurtit në Tiranë. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha
shprehu besimin se rinia do t’i bashkohet kësaj proteste, se sipas tij,
të rinjtë janë ata që po verifikohen me numrin më të lartë të
anëtarësimeve të reja në Partinë Demokratike në opozitë.

“Sa me fort godet arbitrariteti i Qeverise ne kolonat e shtetit ligjor dhe demokracise, aq me masivisht dhe fuqishëm bashkohet rinia me PD dhe opoziten e vendit. Sa me shume godet kriza dhe perkeqesimi ne jeten e çdo qytetari, aq me vrusllshem ngrihet rinia per t’i  thene ndal se keqes me bindjen se nuk kemi kohe per te humbur dhe nuk do t’i japim kohe te keqes”, tha Basha.
 
Dalja ne proteste ne 20 shkurt nuk do te thote se Partia Demokratike do te braktise Parlamentin. Perkundrazi! Parlamenti do te jete nje nga mundesitee perballjes, siç thote zoti Basha mes shtetit ligjor dhe shtetit te oligarkise.

“Do te vazhdojme ta bejme kete derisa ne Parlament dhe ne hapesiren publike shqiptare te mbeten mundesite e fundit per te promovuar dhe zhvilluar vlerat tona si forca poitike e lirive, e zhvillimit dhe integrimit te vendit ne Europe. Por eshtë e qarte se kursi i kundershtareve tane, i Rames dhe Metes na ka diktuar nje beteje per ekzistencen ose jo te demokracise sipas standardeve europiane. Ne jemi te vendosur ta bejme kete beteje deri ne fund, me çdo cmim. Eshte beteja jone ku nuk do te leshojme dhe as do te leshojme asnje milimeter”, u shpreh Basha.

Deri tani nuk eshte vendosur nje proteste tjeter pervec 20 shkurtit, por askush nuk do te suprizohet, nese opozita i shnderron protestat ne mjetin e saj te pare politik. Zoti Basha paralajmeroi qeverine se kjo varet nga sjellja e saj per rivendosjen e konsensusit, i cili, sipas kreut te opozites, eshte minuar serish nga mazhoranca me ndryshimet ne ligjin per Nepunesin Civil. Kjo do te thote se Partia Demokratike nuk ka ndryshuar aspak qendrim persa i perket pjesemarrjes ne komisionin per reformen administrativo-territoriale.

“Duam t’u bejme te qarte serish sot se nuk i kane numrat e popullit per te votuar nje reforme te tille. Kane vetem  numrat e pazareve dhe kjo vetem e shumefishon zullumin e njeanshmerise per nje reforme qe tradita, por dhe standardet europiane e kane shenjteruar si gjitheperfshirese. Na presin kot, sa per te lare gojen, nese nuk zgjidhin çeshtjen e votimit me konsensus te kesaj reforme shume te rendesishme dhe rivendosjen e konsensensusit ne teresi. Pa kete zgjidhje, ne do t’i presim me kushtetute ne dore ne sheshet dhe rruget e protestave dhe kundershtimit te fuqishem popullor”, tha Basha.

Top Channel