Kaka’: Jemi gati për Atleticon

17/02/2014 00:00

Kur duhen edhe dy ditë nga sfida e Champions-it ndaj Atletico Madrid, Kaka’ është gati për provën e vështirë që pret kuqezinjtë.

“Pas fitores ndaj Bolonjës në kampionat jemi gati dhe me besim tek vetja. Tek Atletico kam miq si David Villa”, tha braziliani duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve në Twitter-in e Milanit.

“Gjithmonë e kam menduar rikthimin tek Milani. Goli më i bukur me këtë fanellë ka qenë ai i vitit 2007 ndaj Manchester United.”

Lojtarët më të fortë me të cilët është përballur janë “Zidane dhe Messi”, ndërsa shoku i skuadrës më i mirë me të cilin ka luajtur “është Cristiano Ronaldo”. Nuk ka dyshime për mbrojtësin më të mirë që ka parë ndonjëherë. Ai është Paolo Maldini.

Në lidhje me Botërorin, Kaka’ garanton se do të bëjë gjithçka për të qenë i pranishëm, por nuk varet vetëm nga ai.

Top Channel