DiCaprio e merr me sportivitet humbjen

17/02/2014 00:00

Roli i tij në filmin ‘The Wolf of Wall Street’ i solli një nominim për çmim BAFTA si aktori më i mirë protagonist, por fatkeqësisht Leonardo DiCaprio nuk e fitoi këtë çmim.

Gjithsesi, në mimikën e tij nuk u pa për asnjë moment zhgënjimi, madje ai buzëqeshi dhe dha një puthje për kamerën në momentin kur u shpall fitues aktori Chiwetel Ejiofor.

Leonardo DiCaprio ishte kandidat për çmimin BAFTA si aktori më i mirë së bashku me Christian Bale, Bruce Dern dhe Tom Hanks.

Top Channel