“Kam kaluar momente të vështira”/ Përlotet Maya në “Goca dhe Gra”, flet për ish-bashkëshortin: Nuk është aty për djalin tim
Filmi ‘Gravity’ mori 6 çmime në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BAFTA, por asnjë prej atyre që kanë vërtet rëndësi pasi filmi më i mirë u shpall ‘12 Years a Slave’, ndërsa aktori më i mirë u shpall protagonisti i këtij filmi, Chiwetel Ejiofor.
Drama hapësinore ‘Gravity’ u shpall filmi më i mirë britanik dhe fitoi çmime për efektet vizuale, kinematografinë, muzika më e mirë dhe zëri më i mirë, ndërsa regjisori Alfonso Cuaron u shpall regjisori më i mirë në mbrëmjen e çmimeve britanike për kinematografinë.


Ndërkohë, Cate Blanchet u shpall aktorja më e mirë për rolin e saj në ‘Blue Jasmine’.

Në kategorinë e aktorëve joprotagonistë, aktori më i mirë u shpall Barkhad Abdi (Captain Philips), ndërsa aktorja më e mirë u shpall Jennifer Lawrence (American Hustle).
Më poshtë mund të shihni të gjithë fituesit e çmimeve BAFTA:
Filmi më i mirë – 12 Years A Slave
Aktori më i mirë – Chiwetel Ejiofor (12 Years A Slave)
Aktori më i mirë joprotagonist – Barkhad Abdi (Captain Phillips)
Aktorja më e mirë – Cate Blanchett (Blue Jasmine)
Aktorja më e mirë joprotagoniste – Jennifer Lawrence (American Hustle)
Filmi më i mirë britanik – Gravity
Regjisori më i mirë – Alfonso Cuarón (Gravity)
Skenari më i mirë – American Hustle
Muzika më e mirë – Gravity
Cmimi i kinematografisë – Gravity
Kostumografia më e mirë – The Great Gatsby
Make-Up-i më i mirë – American Hustle
Zëri më i mirë – Gravity
Efektet Speciale – Gravity
Filmi më i mirë i animuar – Frozen
Filmi më i mirë britanik i animuar me metrazh të shkurtër – Sleeping With the Fishes
Filmi më i mirë britanik me metrazh të shkurtër – Room 8
Montazhi më i mirë – Rush
Top Channel