Barroso shkurajon skocezët

17/02/2014 00:00

Në një deklaratë që duket më shumë si një fushatë e koordinuar për të
dekurajuar votuesit skocezë në referendumin për pavarësinë e Skocisë nga
Britania, Presidenti i Komisionit Evropian Emanuel Baroso deklaroi në
Londër se një Skoci e pavarur do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për
të mos thënë të pamundur për t’u pranuar në BE.

Duke folur per BBC, Baroso tha se kerkesa skoceze nese skocezet votojne te shkeputen nga Britnia do te hasin ne veshtiresi.” Kemi rastin e Spanjes e cila kundershton njohjen e Kosoves per shembull,” tha Barosso.

“Ne nje fare menyre eshte nje rast i ngjashem, sepse do te kemi te bejme me nje shtet te ri ndaj besoj se do te jete jashtezakonisht e veshtire, per te mos thene e pamundur, pasi eshte nje vend i ri qe del nga vende tona anetare, qe kerkon marreveshjet e te tjereve”, tha Presidenti i Komisionit Evropian.

Qeveria skoceze ka thene se Skocia do te perpiqet te hyje ne Bashkimin Evropian brenda 18 muajsh nga nje rezultat pozitiv per shkeputje, pas referendumit te 18 shtatorit te ketij viti. Zëvendëskryeministrja e Skocise Nicola Stargeon tha se krahasimi me Kosoven eshte “qesharak”. “Skocia eshte nderkohe vend i BE-se qe prej 40 vjetesh”, tha ajo.

Komenetet e Barosos vijne pas deklarates se ministrit britanik te financave Xhorxh Osborn, se nje Skoci e papavrur nuk mund te perdorë si monedhe te saj paundin britanik. Mbetet te shihet nese deklarata te tilla do te ndikojne ose jo tek  votuesit skocez ne referendumin e shtatorit.   

Top Channel