
Në Nju Orlins, qytetin e stuhive dhe karnavaleve, ndeshja All-Star numër 63 në historinë e NBA ofroi për publikun një uragan pikësh dhe rekordesh.
Lindja mundi Perëndimin duke i dhënë fund kështu serisë prej 3 humbjesh radhazi në ndeshjen e yjeve të basketbollit amerikan.
Rezultati 155-163 shënon një rekord të ri pikësh për këtë ndeshje spektakli. Në vitin 1987 ishte shënuar më shumë (303 pikë, 154-129 për Perëndimin), por tashmë në histori ka hyrë ndeshja e Nju Orlinsit si ajo me më shumë pikë (318).
Gjithashtu, Carmelo Anthony theu rekordin për 3-pikësha të shënuar në një ndeshje All-Star: plot 8 nga 13 tentativa.
Para takimit, LeBron James kishte deklaruar se nuk do të kërkonte të shpallej lojtari më i mirë i këtij takimi, por thjesht do të ndihmonte skuadrën e Lindjes të fitonte për herë të parë pas 3 vitesh ndaj Perëndimit. “King” James shënoi “vetëm” 22 pikë, por në periodën e katërt ishte thelbësor në triumfin e Lindjes.
Lojtari më i mirë i All-Star Game 2014 u shpall Kyrie Irving i Lindjes, organizatori i Cleveland Cavaliers.
Top Channel