Zvicër, hyjnë në fuqi masat anti-emigracion

16/02/2014 09:40

Zvicra u tërhoq nga nënshkrimi i një marrëveshje që do të lejonte punëtorët kroatë që të kishin akses në tregun zviceran të punës, ndërsa efektet e para të një referendumi që mbështeti masat anti-emigracion nisën të ndihen.

Berna dhe Zagrebi firmosën gjatë 2013-s një marrëveshje liberalizimi, pasi Kroacia u bë pjesë e Bashkimit Europian.

Megjithatë, në një deklaratë të publikuar në fundjavë, qeveria zvicerane bënte me dije se “për shkak të ndryshimeve të fundit të ndodhura që prej nënshkrimit të marrëveshjes me Kroacinë, zbatimi i saj është bërë tashmë i pamundur”.

Më parë gjatë Shkurtit, një referendum që propozonte për vendosjen e kuotave strikte të emigracionit kaloi me 50,3%.

Ndonëse aktualisht ekonomia zvicerane është në rritje të vazhdueshme dhe më shumë vende pune nevojiten, zviceranët shqetësohen nga efektet që mund të krijojë për vendin një emigracion masiv në të ardhmen.

Përballë masave të ndërmarra për Zvicrën, që ka kufizuar tregun e punës edhe për shtetasit e Bashkimit Europian, Brukseli ka paralajmëruar mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA