Turqi, policia përballet me kurdët

16/02/2014 09:50

Njësi speciale të policisë turke përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit kurdë në Turqinë Juglindore.

Manifestimi, i cili nisi si paqësor, zhvillohej në mbështetje të kërkesës për lirimin e Abdullah Oçalan, liderin të Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Marshimi u bë në përvjetorin e arrestimit të tij në vitin 1999.

Shpresat për lirimin e Oçalan janë nxitur nga vendimi i PPK-së për të ndaluar luftën 40-vjeçare ndaj Turqisë në 2013-n.

Ankaraja premtoi në këmbim një amnisti për anëtarët e burgosur të PKK-së, e cila nuk është zbatuar ende plotësisht.

Qyteti i Diarbarkirit, i populluar me shumicë kurde, është shndërruar shpesh në vatër përplasjesh midis protestuesve dhe autoriteteve në vitet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA