Në orët e pasdites së 16 shkurtit, përfundoi edhe lyerja me ngjyrat e ushtrisë e obeliskut “Newborn”, në qendër të Prishtinës.

E kthyer tashmë në traditë, idea për ndryshimin e pamjes së “Newborn”-it për çdo vit, këtë herë, secila shkronjë e “Newborn” ka ngjyrat e uniformave të ushtarëve të vendeve, që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Iniciativa, edhe këtë herë ishte e ideatorit të “Newborn”-it, Fisnik Ismajli, me rastin e 15-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Ndërkohë, përgatitje të tjera për të shënuar përvjetorin e gjashtë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pothuajse kanë përfunduar.

Flamuj të Kosovës, por dhe të shteteve mike në radhë të parë, Shqipërisë dhe SHBA-ve, janë vendosur gjithandej nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës.

Top Channel