Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të mbajë një fjalim, gjatë të cilit do t’i kërkojë komunitetit botëror që të reagojë në mënyrë të menjëhershme kundër ndryshimeve klimaterike.
Kerry do të mbajë këtë fjalim gjatë vizitës së tij në Indonezi, pjesë e një turi vizitash në Azi.
Në një takim zyrtar midis Obamës dhe Hollande, më parë gjatë javës, liderat e SHBA dhe Francës ranë dakord që të shndërrohen në themelues të një traktati, i cili synon të sjellë ndryshime konkrete në klimën botërore.
Marrëveshja e arritur tashmë duket se po mbështetet fuqimisht edhe nga diplomacia amerikane.
Kjo masë vjen kur dy emetuesit më të mëdhenj të gazrave që shkaktojnë efektin serë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina.
Top Channel