Egjipt, Mursi del para gjyqit

16/02/2014 12:30

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Mursi mbërriti në sallën e gjyqit, I akuzuar për spiunazh dhe komplot për kryerjen e akteve terroriste.

Një helikopter e solli atë nga burgu Burxh Al Arab, në akademinë e policisë së Kajros.

Së bashku me 35 persona të tjerë, ai akuzohet për bashkëpunim me grupin libanez Hezbollah, lëvizjen palestineze Hamas dhe Gardën Revolucionare të Iranit. Nëse shpallet fajtor, ish-presidenti do të marrë dënimin kapital.

Mohamed Mursi përballet më katër çështje penale; dy prej te cilëve kanë nisur. Gjyqi I parë filloi në Nëntor dhe ai akuzohet për nxitje dhune dhe vrasje të protestuesve, në afërsi të pallatit presidencial, kur ai mbante postin e presidentit në vitin 2012.

Në Janar nisi gjyqi tjetër që lidhet me arratisjen e tij nga burgu në vitin 2011, ku u vranë disa policë.

I Katërti do të mbështetet mbi akuzat për fyerje të sistemit juridik. Mbështetesit e Mursit thonë se ndjekja penale e tij dhe zyrtarëve të tjerë të “Vllazërisë Myslimane” është e motivuar politikisht.

Në shfaqjet e mëparshme në sallen e gjyqit, Mursi ka refuzuar të njohë legjitimitetin trupit gjykues, duke e quajtur veten president të vendit.

Mohamed Mursi u rrezua nga pushteti në muajin korrik, pas protestave masive kundër rregjimit te tij.  

Të paktën 1 000 persona humbën jetën në përleshjet mes forcave të sigurisë dhe përkrahesve te tij, ndërsa mijëra të tjerë u arrestuan. Pas kësaj, autoritetet e shpallën “Vllazërinë Myslimane” grup terrorist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA