DiCaprio do të interpretojë ish-presidentin amerikan Teodor Ruzvelt

16/02/2014 00:00

Ka interpretuar një pilot avioni, kreun e FBI-së, një mashtrues aksionesh në bursë dhe tashmë Leonardo DiCaprio do të luajë rolin e një presidenti. Aktori 39-vjeçar duket se është i përzgjedhuri për të sjellë në jetë ish-presidentin amerikan Teodor Ruzvelt në ekranin e madh.

Një burim tha për RadarOnline: “Leo po i thotë miqve të tij të ngushtë se pas suksesit të filmit The Wolf of Wall Street mund të bashkëpunojë sërish me regjisorin Martin Scorsese për filmin biografik të Ruzveltit.”

Mendohet se Scorsese dhe DiCaprio gjithmonë kanë dashur të vënë në jetë këtë projekt, por gjërat nuk kanë ecur siç duhet deri tani.

Filmi do të bazohet në librin e Edmund Morris me titull ‘The Rise of Theodore Roosevelt’ dhe do të tregojë jetën e presidentit nga fëmijëria deri tek presidenca.

Top Channel