
Partizani mposhti 2-0 Lushnjën falë dopjetës së Migen Mellit, por ende nuk ka bërë dot paqe me tifozët e vetë, të cilët në shenjë proteste ndaj skuadrës së tyre që humbi derbin u futën 20 minuta me vonësë në stadium.
Sulmuesi Memelli dhe trajneri Sampaio kanë bërë debutimin më të mirë me skuadrën e kuqe, i pari shënoi 2 gola ndërsa i dyti merr fitoren e parë si trajner i të kuqve, të cilët ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 30 pikë.
Ndërkohë, Kastrioti fitoi duelin e golave me Vllazninë, duke dalë me 3 pikë nga stadiumi i Krujës, pas fitores 3-2. Krutanët shënuan 2 gola brenda 17 minutave të para duke shokuar shkodranët, të cilët ishin të paqartë në reagimin e tyre.
Në ndihmë të tyre erdhi portieri krutan, i cili pas një gabimi i dha mundësinë Bushiç të shkurtonte diferencën e golave. Në fillimin e të dytës Vllaznia barazoi me Tafilin duke rihapur ndeshjen, por 5 minuta pas tij Popoviç, i pamarkuar nga mbrojtja shkodrane, kaloi sërish Kastriotin në avantazh.
Pas kësaj fitoreje Kastrioti mbetet në vendin e 10, por tashmë para ka Vllazninë e cila është vetëm 1 pik më shumë se krutanët.
Top Channel