Sochi 2014, Putin viziton sportistët amerikanë

15/02/2014 00:00

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vizituar ekipin amerikan në Sochi 2014 dhe sipas mediave botërore ky veprim i Putinit është hapi i parë për të zbutur disi problemet me SHBA.

Presidenti Barack Obama refuzoi të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtyre lojrave për shkak të qëndrimit kritik të Putin për të drejtat e homoseksualëve.

Takimi ku është folur vetëm për sport ka kaluar në mënyrë miqësore, dhe në fund presidenti Putin nëpërmjet shefit të delegacionit, Skot Blakmun i ka uruar suksese sportistëve amerikanë.

Hanyu japonezi i parë me ar

Kryeministri japonez Shinzo Abe i ka telefonuar dhe njëkohësisht uruar sportistin Yuzuru Hanyu i cili mori medalje ari në patinazhin artistik duke u bërë njëkohësisht dhe sportisti i parë aziatik që fiton arin në këtë disiplinë.

19-vjecari Hanyu mblodhi 280.09 pikë duke lënë në vendin e dytë Patrick Chan dhe në të tretin kazakistanin Denis Ten. I gjithë populli japonez ndihet shumë i lumtur dhe shumë krenar për medaljen e artë.

Këto janë fjalët e para që kryeministri Abe i tha sportistit 19-vjecar. Këtë medalje e kemi pritur prej kohësh dhe shpresoj se do të jetë një shtysë për sportistët e tjerë të kombit tonë që na përfaqësojnë në Sochi 2014, ka përfunduar kryeministri japonez.

Top Channel