Shoferët e furgonëve në protestë

15/02/2014 00:00

Drejtuesit e mjeteve “8 plus 1” me liçencë në zonën e Korçës kanë nisur të bëjnë vetgjyqësi duke bllokuar në rrugë të gjitha mjetet taksi me targa të bardha.

Pas protestave kundër ligjit që i pengon të kthehen bosh në vendin e origjinës, ata kërkojnë tani ndalimin e të gjitha mjeteve që punojnë ilegalisht si taksi.

Protesta është zhvilluar edhe në qytetin e Vlorës, ku në mbështetje të tyre kanë dalë edhe deputetët e opozitës, që thonë se do kërkojnë shfuqizimin e ligjit të vitit 1998. Por edhe në Fier, Burrel, Elbasan e në disa qytete të tjera.

Në Vlorë, në hyrje të superstradës, 50 drejtues mjetesh “8 plus 1” bllokuan edhe rrugën për 20 minuta, duke mos lejuar asnjë mjet që të lëvizte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA