PE dënon përgjimin amerikan

15/02/2014 00:00

Komiteti i Lirive Civile i Parlamentit Europian e dënoi në një raport të tij mbledhjen sistematike të të dhënave personale për çdo lloj përdorimi, përveç atij për siguri.

Lufta kundër terrorizmit nuk mund të justifikojë përgjimin në masë, thuhet ne raport. Por për amendamentin që i siguronte azil Eduard Snoudenit, nuk pati konsensus. Kjo cështje vazhdon t’i mbajë thellësisht të përcarë ligjvënësit europianë.

Pjesëtarë të ekologjistëve dhe liberalëve gjermanë kanë kërkuar që blloku t`i ofrojë azil ish-kontraktorit të NSA-së, por  konservatorët janë skeptikë dhe argumentojnë se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në nivel kombëtar.

Jan Philipp Albrecht i grupit të të gjelbërve kritikoi disa nga kolegët e tij, të cilët votuan për ta ‘lënë në baltë’ informatorin 31-vjecar. “Unë mendoj se nëse Parlamenti Europian i konsideron dokumentet e bera publike prej tij si te rendesishme per Europen,  atëherë duhet t’u kërkonte vendeve anëtare qe ta përfshinin Snoëdenin në mbrojtjen e dëshmitarëve”, tha ai për Deutsche Welle-n.

Eurodeputetët e kanë ftuar të dëshmojë dhe Snouden ka rene dakort, por refuzon te pergjigjet në lidhje direkte me video, sepse ne kete menyre rrezikon ekspozimin e vendit ku po qendron aktualisht. Njeriu qe nxorri ne drite skandalin e pergjimeve te agjensise amerikane te sigurise kombetare do ta jape deshmine e vet te shkruar apo te regjistruar me video në Strasburg më 24 shkurt ose më 6 mars në Bruksel.

Raporti i Parlamentit Europian ishte nje permbledhje e hetimeve mbi përgjimet në masë të qytetarëve të blloku nga NSA-te dhe shërbimet sekrete të shteteve anëtare të BE. Që prej shtatorit të vitit të kaluar jane embajtur 15 seanca degjimore. dokumenteti pritet te aprovohet ne sesionin e 12 marsit në Strazburg.

Top Channel