“Në burg kam Playstationin e vjetër”

15/02/2014 00:00

Anders Behring Breivik, 35-vjeçari norvegjez i ekstremit të djathtë dhe autor i masakrës së 77 personave, ka kërcënuar me grevë urie për gjendjen e tij në burg, të cilën e krahason me një “torturë”.

Mes 12 kërkesave drejtuar autoriteteve të burgjeve janë: zëvendësimi i platformës së lojrave elektronike Playstation 2 me një model më të azhornuar; mundësia që të zgjedhë vetë lojrat; dhe rritja e pagës që merr në burg.

Në një letër të shkruar me makinë shkrimi më 29 janar dhe dërguar shumë mediave, Breivik ka kërkuar përmirësime që do të bënin më të përshtatshme burgimin e tij, sipas normativës evropiane në fushën e të drejtave të njeriut.

Ai ka kërkuar që të ketë mundësi që të komunikojë dhe të shëtisë dhe mes të tjerash ankohet se ka në dispozicion vetëm lojra elektronike për fëmijët 3-vjeçarë.

I burgosur në një ishull që prej vitit 2011, autori i masakrës që tronditi Norvegjinë dhe gjithë Evropën pretendon se është sjellë në “mënyrë shembullore” dhe kërkon dyfishimin e pagesës javore prej 36 eurosh që merr si të gjithë të burgosurit.

Top Channel