Merkel pranon dorëheqjen e Friedrich

15/02/2014 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë, Hans Peter Friedrich, i cili vendosi të largohet nga posti pas dyshimeve për rrjedhje sekreti.

Zhvillimet që po pasojnë aferën dhe fillimin e hetimeve për zotërim materialesh pornografike me fëmijë ndaj ish-deputetit socialdemokrat gjerman, Sebastian Edathy, e kanë tronditur thellë Berlinin zyrtar.

Në muajin tetor, kur ishte ende ministër i Brendshëm, Friedrich kishte informuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Sigmar Gabriel, se emri i Edathy-t qe shfaqur në hetime, edhe pse në atë kohë ky informcion ishte krejtësisht sekret.

Friedrich vazhdon të mbetet i bindur se veproi ashtu si duhet me hapin e hedhur përpara 5 muajve, megjithatë presioni mbi të ishte shtuar ndjeshëm deri në atë pikë sa të besonte se nuk mund t’i kryente më funksionet e tij zyrtare.

Top Channel